Shtimi i rasteve/ Ministrja Manastirliu firmos urdhërin: Shtyhet ndalimi i grumbullimeve në vende të hapura ose të mbyllura deri më…

Sep 17, 2021 | 13:28
SHPËRNDAJE

Rritja e numrit të infektimeve në vend ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të shtyjë afatin për ndalimin grumbullimeve në ambiente të hapura ose të mbyllura.

OGERTA MANASTIRLIU

Urdhëri i ministres Manastirliu, i botuar tashmë në faqen zyrtare, parashikon që ndalimi i grumbullimit në vende të hapura ose të mbyllura të shtyhet deri më datë 20 shtator.

Masa e mëparshme ishte në fuqi deri më 6 shtator, por duket se situata pandemike në vend ka bërë që të shtyhet me 2 javë.

Për sa i përket masave anti-Covid në fuqi, aktualisht në vendin tonë është aktive ora policore, 23:00 – 06:00, si dhe mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura.

Vendimi

“Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, të ndryshuar

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID -2019, si edhe në zbatim të vendimit të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi i ri.

URDHËROJ: Në urdhrin nr.633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” , të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon:

1. Në pikën 1 të urdhrit , togfjalëshi “deri në datën 6.9.2021” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 20. 9.2021”.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare

vendimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura