“Shtimi i rasteve me COVID inskenim për të sulmuar tinëz Teatrin”- Socioligu: Armiqtë e vërtetë të Ramës janë qytetarët. Bashkohuni në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

May 15, 2020 | 13:21
SHPËRNDAJE

Sociologu Ergys Mërtiri ka ngritur dyshimet se rritja e numri të rasteve me COVID-19 gjatë dy ditëve të fundit është një inskenim nga qeveria shqiptare për të sulmuar fshehurazi Teatrin Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij para TK, ai tha se nuk armiq të padukshëm dhe se armiqtë e vërtetë të kryeministrit janë qytetarët. Mërtiri shtoi se përdorimi i sëmundjes së koronavirusit po bëhet për të mbajtur qytetarët të mbyullur për të mos mbrojtur dot teatrin.

edi rama teatri kombetar ergys mertiri

“Duke parë numrin e shtuar të rasteve me COVID-19 gjatë këtyre ditëve nuk mund të mos dyshojmë se e gjithë kjo është një inskenim për ta përdorur COVID si një instrument për të luftuar teatrin, për të mbyllur njerëzit në shtëpi gjatë fundjavës me qëllim që të sulmohet tinëz dhe pabesisht godina e Teatrit Kombëtar në mnëyrë që të pengohen qytetarët e Tiranës që të vijën dhe të mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore. Jemi totalisht mosbesues nga këtij shteti, i cili në pafundësi rastesesh vepron fshehtas, skuthërisht, në mnënyrë totalisht jo të përgjegjshme, me flasifikime firmash, me mungesë transparence e njerëz totalisht të paaftë. Qëllimi i këtij shteti është të pengojë çdo zhvillim dhe të cojë përpara axhendat personale të njerëzve që janë në pushtet. Personalizimi i pushtetit dhe i këtij shteti na ka shoqëruar kudo dhe kjo ëshë arsyeja përse jemi këtu. Nuk kemi pasur një shtet që nuk funksion si çdo shtet tjeër. Institucionet përdoren nga Rama për çuar përpara manitë dhe fiksimet e veta. Nëse kjo sëmundje përdoret tinëzisht dhe pabesisht për të shkatërruar teatrin do jetë një shembull i trishtë sesi ky armik i padukshëm me të cilin Rama terrorizoi qytetarët për javë të tëra tashmë po kthehet në instrumet për të luftuar armikun e dukshëm që janë qytetarët, të cilët Rama pretendon se i kanë dhënë votën. Armiku i vërtetë i Ramës është qytetaria dhe po përdor armiq imagjinarë për çuar përpara axhendat e veta,”– u shpreh ai.

ergys mertiri

Ndërsa theksoi se njerëzit janë gjobitur se kanë protestuar për mosshembjen e Teatrit Kombëtar. Ndërsa shtoi se protesta është një e drejtë legjitime.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Rama që nëse më të vërtetë shqetësohet për shëndetin e tyre atëherë të pezullojë çështje e Teatrit për momentin dhe më pas të përballet me artistët pas mbarimit të COVID-19.

Socologu i bëri thirrje qyetatrëve të bashkohen në protestë dhe të mos lejojnë shembjen e trashëgimisë kulturore.

“Ka pasur njerëz që janë gjobitur, njerëz që protestonin. E drejta për të protestuar është legjitime dhe kushtetuese. Gjendja e jashtëzakinshme nuk ëhstë në përputhje me rrezikun që na kanoset. Rama tha se ndihej i shqetësuar për praninë tonë këtu atëherë ta pezullojë cështje. Të presë sa të mbarojë kjo situatë dhe pataj të vazhdojmë përballje, kjo tregon se ky njeri nuk ka asgjë seriozisht. Ajo që ka seriozisht është vetëm pushteti i tij.

Ftojmë qytetarët të vijnë të na bashkohen, sepse COVID do vazhdojë të qëndrojë ndërsa Teatri nëse shembet nuk do ekzistojë më,”- u shpreh Mërtiti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura