Shtimi i numrit të infektuarve me Covid-19, Petrit Vasili apelon për kujdes: Qëndrimi i qeverisë për të lënë virusin në rrjedhje të lirë është jo vetëm i gabuar, por edhe me…

Aug 12, 2021 | 18:48
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili të enjten është shprehur se rritja e numrit të personave të infektuar me Covid-19 është tepër serioze, duke rrezikuar një përsëritje të situatës.

vasili petrit

Në një shënim në rrjetin social Facebook, Vasili thekson se brenda pak ditësh rritja e rasteve me koronavirus është serioze dhe e dukshme, pasi prej datës 9 gusht kur ishin 69 raste pozitive, në datën 11 gusht janë 284 raste, një rritje prej 400% brenda fare pak ditësh.

Sipas tij, shifrat flasin vetë dhe janë shumë problematike.

Një vit më parë në 2020, në gusht ishin 141 raste pozitive me Covid, pra rreth gjysma krahasuar me këtë vit, duke mos harruar që pasoi një vjeshte e dimer shumë i rëndë, me vdekje të shumta dhe me mijëra e mijëra infektime të pa verifikuara e të patrajtuara ose të trajtuar keq dhe spontanisht”, citohet nga mesazhi i tij.

Ai thekson se nuk duhen përsëritur kurrsesi gabimet e një viti më parë, duke theksuar se qendrimi qeverisë “për ta lënë zhvillimin e virusit dhe të situatës në rrjedhje të lirë” është jo vetëm shumë i gabuar por edhe me pasoja të paimagjinueshme për jetën dhe shëndetin e shqiptarëve.

Shënimi i plotë:

KUJDES, rritja e infektimeve me Coronavirus eshte teper serioze, rrezikohet riperseritja e situates!

Brenda pak ditesh rritja e rasteve me Coronavirus eshte teper serioze dhe e dukshme!

Prej dates 9 gusht kur ishin 69 raste pozitive me Coronavirus ne date 11 gusht jane 284 raste nje rritje prej rreth 400% brenda fare pak ditesh.

Shifrat flasin vete dhe jane shume problematike.

Nje vit me pare ne 2020 ne gusht ishin 141 raste pozitive me Covid pra rreth gjysma krahasuar me kete vit, duke mos harruar qe pasoi nje vjeshte e dimer shume i rende, me vdekje te shumta dhe me mijra e mijra infektime te pa verifikuara e te patrajtuara ose te trajtuar keq dhe spontanisht.

Nuk duhen perseritur kurrsesi gabimet e nje viti me pare.

Qendrimi i qeverise “per ta lene zhvillimin e virusit dhe te situates ne rrjedhje te lire” eshte jo vetem shume i gabuar por edhe me pasoja te paimagjinueshme per jeten dhe shendetin e shqiptareve.

Masat duhen marre tani.

Duhen aplikuar veprime inteligjente dhe jo masa pa logjike epidemiologjike si ato te nje viti me pare, qe vetem sa ushqenin propaganden dhe na bene te perjetonim nje katastrofe shendetesore.

Kontrollet ne pikat kufitare per hyfjet ne Shqiperi me ato standarte si fqinjet tane dhe masa energjike ne vatrat e konstatuara kombinuar edhe me masa te kujdesshme te karakterit masiv, ku testimi i gjere mbetet i pazevendesueshem.

Ministria e Shendetesise duhet te kerkoje gjeresisht mendimin e specialisteve me te mire e me eksperience brenda e jashte vendit.

Historia e kobshme me komitetin e eksperteve duhet lene pas menjehere dhe nuk ka më kohe per te humbur.

Qytetaret nuk kane nevoje as per ngushellime hipokrite kur humbet jeta dhe as per propagande bajate, qe i dekurajon dhe depreson ata pasi realitetin e kane pare dhe e shohin dhe ai flet vete.

Ne loje eshte jeta e shqiptareve dhe kushdo qe luan me të per interesa te dites ben krim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura