Shtimi i infektimeve/ Dr.Alban Ylli: Pse maskat janë mjeti më efikas dhe i thjeshtë në përdorim për mbrojtjen nga virusi

Oct 18, 2020 | 11:47
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në rubrikën e pyetjeve të ngritura nga qytetarët për vendimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse në të gjitha ambientet, ka publikuar mesazhin e ekspertit të shëndetit publik dr. Alban Ylli.

Alban-Ylli

Dr. Alban Ylli thekson se tashmë maska është mjeti mbrojtës më efikas me kosto më të ulët për t’u mbrojtur nga COVID-19.

“Janë tre arsye kryesore lidhur me ndryshimet e vërejtura në rekomandimin e përdorimit masiv të maskave. Në javët e para të pandemisë, ka pasur shqetësim nga OBSH për humbjen e stokut për përdorimin e punonjësve të shëndetësisë. Nga ana tjetër, ka evoluar edhe njohuria mbi efikasitetin e masave. Tani që flasim ka 8 mijë botime mbi covidin. Së treti, qasja kryesore për frenimin e pandemisë në pranverë ishte izolimi social dhe maskat ishin një mjet i dorës dytë. Për momentin, maskat janë duke u shndërruar në mjetin kryesor, së pari për lehtësinë e përdorimit të tyre dhe së dyti për kostot e ulte sociale. Padyshim që nuk janë mjeti i vetëm, por e theksoj janë mjeti më i lirë dhe më i thjeshtë në përdorim“, thekson Ylli në mesazhin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura