‘Shteti ishte rrumpallë’, Rama, ironi dhe tallje me deputetët pas tërmetit: Kush i nxori njerëzit nga gërmadhat, apo Ralfi duke kërkuar matrapik?

Dec 6, 2019 | 15:21
SHPËRNDAJE

ARDIT HOXHA/ Deri para daljes së Kryeministrit Rama në foltoren e Kuvendit, seanca plenare, e para pas tërmetit të 26 nëntorit ishte e qetë, me raste sporadike të ngritjes së zërit nga deputetë të opozitës, por edhe me pwrlotje nga disa ministre e deputete, që duket se ngjarja e rëndë vijonte t’u ndikonte në gjendjen emocionale.rama kuvend3

Por fjala e kreut të qeverisë u duk si një hap i parë për ta hedhur pas gjendjen që tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit prodhoi. Akuza ndaj medieve (si zakonisht këto ditë posttërmet) dhe një fjalor i rëndë ndaj deputetëve të opozitës parlamentare, dominuan fjalën e Kryeministrit, pasi bëri një rezyme të shkurtër të asaj që kishte biseduar me liderët botërorë në samitin e Nato-s.

Akuzat e Lefter Maliqit, Rudina Hajdarit, Ralf Gjonit, Myslim Murrizit, apo edhe teoria konspirative e Kujtim Gjuzit, duket se nuk u pëlqyen nga Rama, i cili, pasi u ngjit në foltore, hodhi gjithë dufin e tij kundrejt tyre, duke iu kujtuar se ata ishin aty falë largimit të PD-së dhe LSI-së, por se nuk duhet të sillen si ata, pasi nuk janë kushtet e duhura, por edhe se nuk i kanë kapacitetet intelektuale.kujtim gjuzi

Për Ramën nuk qëndron asnjë nga akuzat e ngritura, që nga mungesa e kapaciteteve të ekipeve zjarrfikëse, e deri te një fshehje e mundshme e provave në pallatet që po shemben në Tiranë, Durrës e Thumanë. “Delirantë” dhe “gërmadhë” ishin vetëm disa nga epitetet që Kryeministri Rama përdori ndaj deputetëve të opozitës, të cilët ngritën akuza gjatë fjalës së tyre në Parlament.

DEBATI NË KUVEND:

Rudina Hajdari: Ndihem akoma e revoltuar dhe shumë e shqetësuar për situatën, pasi akoma ka mijëra familje të lëna në mëshirë të fatit dhe në harresë totale. Pa ndihma, pa vlerësim objektesh, pa çadra. Edhe një herë theksoj se shembja e shpejtë e objekteve është kriminale. Çdo objekt përbën provë materiale për hetime penale. Janë 51 jetë njerëzish dhe qindra të tjerë të plagosur dhe mijëra të traumatizuar. Kjo situatë nuk do të tolerohet të kalojë pa u mbajtur përgjegjësi.kuvendi seance plenare1

Lefter Maliqi: A e dini ju që këta që janë këtu, pjesa më e madhe, kanë aq shumë të ardhura jo sa për 5 mijë apartamente, por për 10 mijë. Pa hetoni një herë dhe shihni se ku kanë shkuar lejet e ndërtimit. Leje babëzi, kush mban përgjegjësi për shkollat që u prishën, “Emin Duraku” dhe “Sami Frashëri” apo me show që lyen shkallët lali Eri, doni që t’i mbuloni të gjitha. Mirë do ishte që të binin dhe muret e këtij Kuvendi, por nuk thotë kot ajo shprehja popullore që nuk bie pika në….ralf gjoni

Myslim Murrizi: Shpreh përbuzje dhe neveri për çdo kloun politik që gjeti ditën më të keqe për të bërë show në kamera, për të treguar se i do shumë shqiptarët pasi vdesin. Qeveria nuk është shoqatë bamirëse, ka një buxhet prej 4 mld dollarë. A ka menduar kjo qeveri për një ditë të tillë? Ndaj, lërini qarravitjet. Keni përgjegjësi mbi vete për shqiptarët si në ditë të mira, edhe në ditë të këqija.

Kujtim Gjuzi: Unë kam një pyetje, ishte tërmet natyror apo artificial? Bllokimi i vijës bregdetare nga betoni filloi kur Ilir Meta ishte Kryeministër i vendit. Një muaj më parë kam thënë nga Lalzi se pse vazhdoni të betonizoni këtë zonë, e cila është kënetore. Ajo është një zonë qymyrmbajtëse dhe të gjitha këto sjellin që ajo zonë të jetë si një digë.pjimage (5) Ralf Gjoni: Atë ditë që mbërrita në Durrës, u desh një orë e gjysmë për të gjetur matrapik. Nuk kishte doreza, nuk kishte kaska. Ata njerëz që lanë familjet e tyre dhe shkuan atje, janë heronj të vërtetë. Shteti nuk ishte, por heronjtë ishin atje. Në stadiumin e Durrësit mungonin batanijet në ditën e parë. Njerëz kishte, por nuk kishte mjete, nuk kishte organizim. Nuk dua t’ju sulmoj, por shteti ishte rrumpallë. Më rrumpallë se këto ditë nuk kam parë në 20 vite shtet në Shqipëri.pjimage (6)
Edi Rama: Dëgjova një këtu, Ralfi më duket, se nga Ralfi na vijnë këto direktivat, që kishte parë konfuzion. Po, ka pasur raste abuzimi me ndihmat, se ato që kanë dalë në televizor, nuk kanë qenë me aktorë filmash, por ato abuzime, ju shtoj unë edhe nja 30 të tjera që nuk kanë dalë në televizor, e dini sa janë në raport me ndihmat që kanë ardhur? As 1% e tyre. Janë episode. Pastaj edhe klithmat për “nuk paska doreza”, “kapele”, “çizme” janë histori qensh. Faktet janë fakte! Ka pasur 900 e kusur të plagosur dhe mbi 300 njerëz kanë hyrë në kategorinë e atyre që ishin realisht në rrezik. Po ata që ishin nën gërmadha, kush i nxori pjesën më të madhe? I nxorën këta që klithnin nëpër tendat e medias, apo i nxorën njerëzit e këtij shteti? Misioni i parë nga jashtë ka ardhur në kohë urgjente, por ka ardhur vonë. Ishte errësuar në Shqipëri kur ka mbërritur misioni i parë dhe ishte 38 numri i të shpëtuarve. Kush i nxori ata, këta me telat e mikrofonave? Apo i thithën me objektivin e kamerës? Apo i nxori Ralfi, duke kërkuar matrapik? I nxorën njerëzit e shtetit. E natyrisht, në operacionet e tjera duhej një supersofistikim që ne nuk e kemi, është e kotë ta mohojmë. Nuk e kemi, por ky është rasti edhe për ta përmirësuar më tutje gjithë strukturën tonë të forcave që janë për reagimin e menjëhershëm. Na duhet që ta adresojmë këtë në ligj. Edhe këtu e tha dikush, kam përshtypjen që ishte një klithëm e naltmadhnisë – që po fshihen provat. Cilat prova po fshihen? Po pastrohen gërmadhat në Durrës e po fshihen provat? E keni gabim shumë. Është fotografuar gjithçka kur ka ndodhur menjëherë. Është fotografuar gjatë procesit, është fotografuar edhe mbrapa e aty ku janë pastruar janë marrë edhe kampionët e betonit e të tullave dhe po bëhen dosjet gati. Edhe këtu pati klithma për arrestime, pse nuk janë arrestuar akoma? Natyrisht, duan arrestime se nuk u punon themeli. U futën në garë se kush gjen më shumë delirantë për t’i marrë dhe donin arrestime ditën e parë, donin faturën e dëmeve ditën e dytë. Ndërkohë që vende të tjera, që kanë kaluar në këto situata, duan gjysmë viti, në rastin më të mirë, të nxjerrin faturën. Madje, donin edhe shtëpi ditën e parë, ndërkohë që fqinjët tanë, që janë me një histori fatkeqësisht plot me tërmete, kanë akoma nëpër kabina njerëzit e tërmetit të 2009-s. Këta, pa varrosur akoma të vdekurit, duan arrestime, duan dëmshpërblime, duan shtëpi, i duan të gjitha, ngaqë i kanë marr qyl gjërat në jetë vetë. Por e sigurt është që të gjitha ndërtimet, jo ato të shemburat, por edhe ato që janë në riparim, janë në proces hetimi, ditë-natë. Janë dosje të tëra që janë marrë dhe vazhdojnë të merren nga bashkitë përkatëse, për të bërë analizë. Por duhen edhe ekspertët e ndërtimit brenda. Gjithë Instituti ynë i Ndërtimit është në terren ditë-natë. Kam dëgjuar shumë “s’kemi shtet ne dhe vijnë të tjerët”. Dhe thonë “pse nuk i bëjmë vetë këto”, se “nuk ka shtet këtu”, “të gjithë e kanë mendjen të vjedhin”. Po pati mundësi, lërini këto histori që të vini këtu dhe të vazhdoni me muhabete rrugësh “me vjedhje”. Lërjani paraardhësve tuaj. Mbajeni me nder këtë kohë që keni këtu në Parlament. Shtrëngohuni dhe mbajeni me nder. Mos u bëni njësoj si ata, që të mos kuptohet dallimi se dilni më keq, se ata flisnin më mirë se ju. Shumica prej jush ka problem me vendosjen e kallëzuesit në vendin e duhur. Të paktën mbajeni me nder këtë pjesë, silluni këtu, siç silleni nëpër shtëpitë tuaja dhe mos na rrokanisni kokën, “vodhi, nuk vodhi”. Janë fjali të tmerrshme për një parlament.

( E kundërshtojnë nga vendi deputetët Lita, Valteri dhe Karamelo)

Kështu që na ndihmoni ju këtu. Ju jeni pasojat e tërmetit të opozitës. Ra opozita, gërmadhat jeni ju. Ata nuk e di ku janë. Në kuptimin e mirë të fjalës. Mos m’i merrni për keq këto gjëra, se unë i kam me shumë dashamirësi.

Ralf Gjoni: Kryetar, dua fjalën për procedurë.

Gramoz Ruci: Debati u bë, por ti ishe në kafe. S’do të të presim ty kur të vish nga kafja.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura