“Shteti është marrë peng nga një bandë”- Presidenti paralajmëron ashpër Ramën: Jam Ilir Meta mor qen bir qeni. Sot kam fuqinë që…

Oct 30, 2020 | 21:32
SHPËRNDAJE

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka ashpërsuar tonet në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa i ka kujtuar atij se është një mashtrues.

IlirMetazonelire (4)

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” me Arjan Çanin, Presidenti u shfaq i revoltuar pas deklaratës që Ramës se Meta është dëshmor, duke e quajtur atë qen bir qeni, ndërsa e paralajmëroi se “Meta ka atë fuqinë që ta bëjë sot atë të mos ketë vrimë që të rrijë në Shqipëri.”

Meta: Ky eshte pinok, ti je një mashtrues. Unë jam Ilir Meta dhe jam nga Skrapari. Mua më thotë ai dëshmor, more qen bir qeni. Vojo Kushi është president sot. 

I thuaj Sorosit të vijë këtu dhe të bëjë investime, por të vijë dhe të zbrazë vendin kjo nuk bëhet ia kam thënë para dy vitesh.

Meta ka atë fuqinë që ta bëjë sot atë të mos ketë vrimë që të rrijë në Shqipëri. Po vdesin njerëzit në spitale dhe nuk i deklarojnë.

Shteti është marrë peng nga një bandë që kontrollohet nga Sorosi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura