“Shteti është bërë bashkë me korrupsionin”/ Shehi: Tepsia publike ndahet me tendera dhe PPP! Që t’i afrohemi BE-së, duhet që…

Feb 1, 2023 | 21:33
SHPËRNDAJE

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur për raportin e “Transparency International” ku theksohet se Shqipëria nuk ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit.

dashamirshehi

I ftuar në emisionin “Open”, Shehi tha se gjendja në Shqipëri është rënduar për shkak se sipas tij, edhe vetë shteti është bërë palë me korrupsionin.

Sipas Shehit, në mënyrë që t’i afrohemi sa më shpejt Bashkimit Europian, duhet që ngjitemi me 50 në renditjen e vendeve sipas nivelit të korrupsionit.

Shehi: Jemi shumë më keq. Sasia e parave korruptive që qarkullon vjen duke u rritur. Këtu rritet volumi, njëkohësisht masa korruptive, por edhe përqindja në njëfarë mënyrë. Korrupsioni ka qenë në Shqipëri, por kurrë në këto nivele që është sot. Sot tepsia publike ndahet me tendera e PPP dhe është bërë kapilar korrupsioni, fillon nga nëpunësi i tatimeve që hyn tek dyqani dhe e ndan bashkë me pronarin atë që duhet t’i paguajë shtetit shqiptar.

Pra po flas për historitë e përditshme, nga polici i zonës që duhet të vejë rregull është bërë vetë si gjysmë biznesmeni, e bën sikur nuk i sheh kamerat e vendosura mes qytetit. Korrupsion ka edhe mes Londrës, në Amerikë, por shteti i është kundërvënë dhe herë fiton dhe herë jo. Por në Shqipëri është bërë palë me korrupsionin.

Tek ne të ndershmit janë trembur…Ka ardhur dita për një përmbysje të madhe. Me këto ritme rezultati është i frikshme, që t’i afrohemi Europës duhet të zbresim 50 numra, këtu nuk ka asnjë shenjë. Kosova e ka bërë është më ndryshe dhe ka përmirësim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura