“Shtet bëjmë kur të çlirohemi nga pushtat e pushtetit”

May 29, 2016 | 19:00
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka edhe pse është pjesë e mazhorancës qeverisëse, ka mbajtur vazhdimisht pozicion kritiku nga qeverisë së majtë.

Nard Ndoka
Nard Ndoka

Në një shkrim të fundit, Ndoka shprehet se, Edi Rama erdhi në pushtet me sloganin “bëjmë shtet”, por kreu i PDK-së thotë se socialistët vetëm sa kanë forcuar pushtetin e tyre.

Do bejme shtet, apo pushtet pushtash?!

Nard Ndoka

Drame e madhe per qeverisjen aktuale, kryeministri e nisi qeverisjen e tij me sloganin: ‘Do bejme shtet’! Te krijonte pershtypjen sikur qeverisja e tij kishte dale nga nje lufte dhe shteti ishte i shkrumbosur, institucionet kishin rene dhe se shpresa e vetme ishte, qe te rilindnim shtetin.

Ne fakt ne e kishim shtetin, institucionet e tij, pushteti ra me vote dhe erdhi nje pushtet tjeter. Pra nje rotacion normal, madje me normali ne keto 25 vite, sepse zgjedhjet ishin te pranuara nga palet dhe sepse nje parti qe kishte qeverisur me PD, LSI ishte ne pushtet akoma, pra kemi ne fakt nje gjysem rrotacioni.

Te bejme shtet nuk do thote te vendosim taksa te larta, te bejme shtet, nuk do thote te terrorizojme bizneset e huaja dhe vendese! Te bejme shtet nuk do te thote, qe ne fund te mandatit te kujtohemi per te miratuar nje ligj per drejtesine, qe është shteti i se drejtes.
Pra kjo maxhorance nuk beri shtet, por forcoi pushtetin e vet duke terrorizuar dhe frikesuar kedo, qe vinte duart te ‘shteti’ per te kerkuar ndihmë!

Largime masive nga vendi, biznese te falimentuara me shumice, biznese te huaja qe largohen çdo dite, gjobe, burg dhe perseri gjoba ishte refreni i perseritur nga pushteti, qe po tenton te beje shtet!

Pushteti po fryhet nga propotenca dhe korrupsioni, shteti drobitej dhe vuante nga inkopetenca, terrori, monopolet, koncesionet, nga liria e cunguar duke u kthyer ne nje shtet legen dhe gogol per qytetaret e vet!
Ne tashme kemi nje pushtet qe ka kapur shtetin, duhet te ‘qetesojme’ ose largojme pushtetin, qe te shpetojme dhe te kemi shtetin.

Nese pushteti i sotem arrin ta beje shtetin pushtet, atëhere do kemi shumë punë për të shembur diktaturen e shtetit qe po krijohet pa u ndjere.

Edhe opozita është pjese e shtetit, qe per fatin e keq është bere pjese e pushtetit here pas here, apo nuk ka arritur te garantoje paprekshmerine e shtetit. Shtet do bejme kur te çlirohemi nga kthetrat e pushtetit te pushtave!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura