Shtesat në pensionet e naftëtarëve, ja si përfitohen

Jul 26, 2017 | 8:00
SHPËRNDAJE

Në kuadër të zbatimit të Statusit të Punonjësve të Industrisë së Naftës dhe Gazit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, nis procedurën e dhënies së vërtetimeve të posaçme të vjetërsisë në punë si punonjës të Industrisë së Naftës.

Naftetaret, rritje pagash e ulje te moshes se pensionitTë gjithë personat që kanë qenë punonjës në këto sektorë dhe aktualisht janë në pension pleqërie, duhet të paraqiten pranë sporteleve në Agjencitë Lokale të Sigurimeve Shoqërore pranë vendbanimit të tyre për të depozituar kërkesën për pajisjen me këtë dokument.

Për të eleminuar çdo vonesë dhe ecejake të qytetarëve, ky vërtetim së bashku me kopjen e njesuar me origjinalin e librezës së punës do të dërgohet zyrtarisht nga Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore pranë Komisionit të Posaçëm, në Ministrinë e Energjitikës dhe Industrisë, që do të bëjë pajisjen me Dëshminë zyrtare të Statusit të Naftëtarit.

Jane rreth 7 mije persona perfitojne nje shtese te mases se pensionit per çdo vit vjetersie pune ne sektorin e naftës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura