Shtëpia e Bardhë merr vendimin: Vaksina kundër koronavirusit do aplikohet për fëmijët 5-11 vjeç! Ja kur do të fillojë procesi

Oct 20, 2021 | 17:30
SHPËRNDAJE

Fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç së shpejti do të jenë në gjendje të marrin vaksinën kundër koronavirusit në zyrën e pediatrit të tyre, në shkollë apo dhe në qendrën shëndetësore të tyre.

vaksinafemijet

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë këtë të mërkurë teksa hartoi plane të hollësishme për autorizimin e pritshëm të Pfizer për të rinjtë e shkollave fillore brenda disa javësh.

Rregullatorët federalë do të takohen gjatë dy javëve të ardhshme për të analizuar sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës me dozë të ulët për afërsisht 28 milionë fëmijë në atë grupmoshë.

Brenda orëve të miratimit zyrtar, i cili pritet pasi të nënshkruhet nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe të mblidhet paneli këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në 2-3 Nëntor, miliona doza do të fillojnë të dalin tek ofruesit në të gjithë vendin, së bashku me gjilpërat më të vogla të nevojshme për injektimin e fëmijëve të vegjël.

“Ne jemi duke përfunduar planifikimin operacional për të siguruar që vaksinimet për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç janë në dispozicion” – tha koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19 Jeff Zients. 

“Ne do të jemi gati, në pritje të vendimit të FDA dhe CDC.”

Vaksina Pfizer kërkon dy doza, në një hark  kohor prej 21 ditësh nga njëra-tjetra dhe një pritje dy javore për të filluar mbrojtjen e plotë, që do të thotë se të rinjtë e parë në radhë do të vaksinohen plotësisht deri në fund të vitit. Disa prindër mezi presin.

© Panorama.al

Te lidhura