Shtëpia e Bardhë kundër bashkëpunimit në hetimin për shkarkimin e Presidentit Donald Trump

Oct 9, 2019 | 18:05
SHPËRNDAJE

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të bëhet pjesë e atij që e quan “hetim antikushtetues” për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.

Avokati i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone, i dërgoi një letër prej tetë faqesh udhëheqësve demokratë të Dhomës së Përfaqësueve, të cilët po hetojnë nëse presidenti Trump shkeli ligjin duke i kërkuar Ukrainës të hetojë kandidatin demokrat për president Joe Biden.

5F1FB460-1AEF-47D0-A09C-44482AFC00A0_cx9_cy9_cw86_w1023_r1_s

Zoti Cipollone akuzoi demokratët se po shkelin “të drejtën kushtetuese për një proces të drejtë ligjor”.

Në përgjigjen e saj, Kryetarja e Dhomës së Përfaëqësuesve, ligjvenësja demokrate Nancy Pelosi, e quajti letrën “tërësisht të gabuar”. Ajo paralajmëroi se “çdo përpjekje e mëtejshme për të fshehur”, siç shprehej ajo, “të vërtetën e abuzimit të pushtetit nga ana e presidentit, do të shihet si pengim i drejtësisë nga presidenti”.

Nëse shumica në Dhomën e Përfaqësuesve do të miratonte ngritjen zyrtarisht të akuzave ndaj presidentit Trump, kjo do të pasohej nga procesi gjyqësor që zhvillohet në Senatin e kontrolluar nga republikanët, ku ekipi ligjor i presidentit do të kishte mundësinë të paraqiste mbrojtjen e tij./VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura