Shtëpia botuese “Fan Noli” sjell në shqip romanin fitues të Meelis Friedental

Apr 20, 2018 | 10:02
SHPËRNDAJE

Melankolia ka ngjyrën e shiut dhe erën e tokës së lagur. Të ngjitet në trup, në shpirt dhe shiu nuk të ndahet. Të tilla janë ditët e fundit të Laurentiusit, një studenti, që nuk mund dot t’i jepej nëntë Muzave, në një kohë, kur sy të uritur e ndiqnin përgjatë gjithë kohës. Një udhëtimi një javor në shpirtin e një njeriu të lodhur përshkruhet në librin “Mbreti i Shelgjeve-Zogjtë e Muzave”, i autorit estonez Meelis Friedenthal.

Një roman i sjellë në shqip nga Orkida Muça dhe shtëpia botuese “Fan Noli”, e cila ka të drejtën e botimit të veprave fituese të Çmimit Europian të Letërsisë. Në romanin “Mbreti i shelgjeve”, Friedenthal përshkruan një copëz nga jeta e Laurentius Hylas, një student që udhëton nga Universiteti i Leiden për në Akademinë “Gustavo-Carolina” në Tartu (Dorpat), Livonia. Laurentius mbërrin në Estoni dhe Livonia në ditët e fundit të shek. XVII bashkë me papagallin (paraketin) e tij me emrin Klodia, karakteri sanguin i të cilit mendohej se do të ndihmonte për të larguar melankolinë që kishte kapluar Laurentiusin.download (1)

Që në kohërat e Plutarkut, ai zog gjithë ngjyra konsiderohej si shërues i sëmundjes që mundonte studentin. Por nuk e pati jetën e gjatë. Mbijetoi veçse dy ditë në tokën estoniane, mes mjegullës dhe shiut, si të parandjente edhe fatin e të zotit. Që sa hipi në karrocën për në Dorpat, qytetit kushtuar 9 Muzave, mendimet filluan t’i mjegullohen. “Copëza mendimesh, fjali të veçanta dhe kujtime depërtuan në vetëdijen e tij si gjaku që njom fashën. Kjo ishte plaga e vetëdijes së tij, të cilën ai e fashonte dhe e mjekonte, por më kot. Laurentius ishte përpjekur ta zhyste veten në nxënie, letërsi, teatër, shoqërinë e njerëzve të tjerë, në gjithçka për të qetësuar plagën dhe për t’a ndihmuar të shërohet.

Por ajo u qelbëzua, të njëjtat mendime vazhdonin të vinin, dhe gjaku i sëmurë vazhdonte të dilte në sipërfaqe”. Tashmë asgjë nuk është më e qartë për të, realiteti dhe imagjinata, i zënë vendin njëri-tjetrit dhe ai e ka të vështirë t’i ndajë. Çdo gjë që shtie në gojë ka shijen e baltës dhe të kalbëzimit, ajri kundërmon era pleh, dhe ai ndihet çdo ditë e më i dobët. Përpiqet të gjejë shërim për sëmundjen e tij, që asokohe konsiderohej si një “tepricë e tëmthit të zi” në trup, por gjithçka e drejton tek dyshimi për magji.

Ai mendon se dyshimi është disi i justifikuar, në momentin që ai beson se është bartës i një syri të keq, dhe të gjithë ata që shikojnë në sytë e tij, sëmuren ose do të jenë viktimë e ndonjë aksidenti. Laurentius dëgjon një profesor të flasë për teoritë mjekësore të Boyle dhe ndjek këshillën e tij për gjakderdhje të moderuar për të kuruar gjendjen e tij. Për fat të keq, ky proces nuk do të japë efekt dhe Laurentius shuhet nga humbja e gjakut. Në errësirën e dobësisë ai sheh një vajzë që ka “sy si ari, si mjaltë e errët, frymëmarrje si zukatje”. Vajza i ofron atij bukë dhe, pas kësaj, Laurentius rifiton disa nga forcat e tij. Ajo fillon të shfaqet gjatë natës duke ofruar më shumë ushqim dhe, më vonë, Laurentius fillon të zbulojë se rreth tij po ndodhin ngjarje të çuditshme.

Ai nuk është i sigurt nëse është e mundur t’i shpjegojë ato si të natyrshme apo mbinatyrshme, pasi teoritë filozofike konkurruese që ndjek ai, i lejojnë të dyja. I gjithë romani zhvillohet përgjatë një jave, i konceptuar në formën e një ditari. Shiu, lagështira i përcjell të gjitha ditët, madje edhe kur nuk flitet për të, të krijohet ndjesia e një ajri të lagësht, që të rëndon shpirtin. Avujt e tokës së lagur duken si shpirtra të lodhur, duke të mbështjellë me atmosferën e shek. XVII, për të cilën autori është kujdesur të ofrojë një shënim sqarues.

AUTORI

Meelis Friedenthal është një shkrimtar estonez, i cili ka mbrojtur doktoraturën në Universitetin e Tartu-së me një tezë mbi trajtimin filozofiko-fetar të shek. XIII të vizioneve. Friedenthal ka punuar si lektor në Fakultetin e Teologjisë dhe Historisë dhe aktualisht punon ssi kërkues në Bibliotekën e Universitetit të Tartusëhas. Kërkimet e tij, tashmë fokusohen në historinë intelektuale të shek. XVII. Ai u bë i famshëm me romanet e tij fantastikë, madje romani i tij i parë “Golden age”, mbi rolin e historisë në formimin e identitetit të njeriut, fitoi vendin e tretë në një konkurs kombëtar në vitin 2004. Romani që pasoi “Nerissa” fitoi v

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura