Shtatorja e Ismail Qemalit inagurohet nesër në Prishtinë, i pranishëm edhe Rama

May 22, 2015 | 17:50
SHPËRNDAJE

PRISHTINË/ Kryeministri Shqiptar Edi Rama do te jete neser ne Prishtine, me rastin e inagurimit te shtatores se Ismail Qemalit. Njoftimi per kete aktivitet eshte bere nga kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ne Facebook.

Shtatorja e Ismail Qemalit
Postimi i Shpend Ahmetit në Facebook:

Nesër, e shtunë, 23 Maj 2015, në ora 13:00, në një ceremoni solemne do të bëhet inaugurimi i shtatores së Ismail Qemalit.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë presidentja e vendit, znj. Atifete Jahjaga, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama si dhe personalitete të ndryshme nga sfera politike dhe kulturore e vendit.

Ceremonia e vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit do të bëhet në hapësirën para ish Pallatit të Shtypit, në bashkëorganizim me Bashkinë e Vlorës.

Foto nga postimi ne Facebook

Gjatë kësaj ceremonie, do të performojnë kori i filarmonisë së Kosovës dhe ansambli “Rexho Mulliqi”.

Në nëntor të vitit 2014, në një takim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me delegacionin e intelektualeve nga qyteti i Vlorës u patën shpalosur hollësitë e idesë dhe projektit të vendosjes së shtatoreve të Ismail Qemalit në Prishtinë, dhe atë të Hasan Prishtinës në Vlorë.

Vendosja e shtatores e simbolizon rolin e Ismail Qemalit në pavarësinë e shqiptareve si dhe në zhvillimin e kombit shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura