Shtatë probleme psikologjike me të cilat përballet çdokush përpara se të bëhet prind

Aug 6, 2020 | 10:56
SHPËRNDAJE

Prinderit-femijet0shtate-rregullat-psikologjikeProblemet psikologjike me karrierën, me vetëbesimin, por edhe midis vetë partnerëve mund të ndikojnë tmerrësisht tek një i porsalindur, sipas një studimi. Prandaj është e rëndësishme që të mësoheni me të gjitha këto ndryshime përpara se të bëheni me fëmijë.

Këtu do të gjeni disa nga problemet kryesore psikologjike me të cilat duhet të mësoheni dhe të dini t’u bëni ballë, në mënyrë që të jeni gati për t’u bërë prind.

  1. Ju keni fëmijë, por përsëri doni më shumë

Një grua ndau detajet në lidhje me fiksimin që kishte me fëmijët. Ajo kishte 5 fëmijë  dhe kuptoi që nuk mund të kishte më shumë, sepse është shumë e madhe në moshë për të lindur fëmijë, por nuk mund të ndalonte së menduari për këtë gjë. Shkaku kryesor që ndikon në këtë fiksim lidhet me një humbje që dikush mund të përjetojë gjatë fëmijërisë. Prandaj, nuk është gjithmonë mirë nëse kërkoni vazhdimisht për të pasur fëmijë, sepse mund të kthehet në një problem që mund të zgjidhet vetëm nga specialistët.

Prinderit-femijet0shtate-rregullat-psikologjike1

  1. Pretendoni se fëmija do ju shpëtojë marrëdhënien

67% e çifteve humbin interesin ndaj partnerit pasi bëhen me fëmijë. Kjo shfaqet për 6 muaj tek gratë dhe për 9 tek burrat. Prandaj, nëse po mendoni të shpëtoni martesën, në këtë mënyrë, nuk është ide e mirë.

  1. Karriera është prioriteti juaj

Të qenit prind nuk ndikon vetëm tek mënyra e prindërimit, por edhe tek fëmijët. Prindërit shpesh ndihen si të padukshëm dhe si rezultat, fëmijët mund ta ndjejnë veten fajtorë dhe të humbasin vetëbesimin.

  1. Nuk jeni të kënaqur me jetën që bëni

Sipas Universitetit të Miçiganit, fëmijët e vegjël mësojnë duke kopjuar prindërit e tyre. Kjo do të thotë që fëmija do të jetë më shumë si ju, prandaj është e rëndësishme që përpara tyre të shfaqeni si një person me vetëbesim, me qëllime për të arritur dhe me dëshira. Në të kundërt, sjellja juaj mund të bëjë që fëmijët të mos realizojnë qëllimet që kanë në të ardhmen.

Prinderit-femijet0shtate-rregullat-psikologjike11

  1. Ndiheni ende si fëmijë.

Këta njerëz priren që të udhëhiqen nga emocionet dhe jo nga truri. Prindërimi kërkon maturi dhe besim në vetvete, sepse fëmijët kanë nevojë t’i përfitojnë këto cilësi prej tyre.

  1. Keni probleme me stresin dhe ankthin

Emocionet negative të prindërve ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijëve. Ekspertët besojnë se ndikimi më i madh ndodh gjatë vitit të parë të jetës së fëmijës. Prandaj, rregulli është i thjeshtë: lumturia juaj i bën fëmijët të lumtur.

  1. Prisni perfeksion në çdo aspekt të jetës

Perfeksionizmi shpesh shkaktohet nga frika e dështimit, nga vetëbesimi i ulët dhe nga eksperienca të pakëndshme gjatë fëmijërisë. Prindërit duhet ta kontrollojnë këtë problem psikologjik vetë, sepse fëmijët nuk do t’u binden. Thjesht përgatituni që ndonjëherë do ju duhet të përsërisni disa herë të njëjtën gjë.

Prinderit-femijet0shtate-rregullat-psikologjike111

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura