Shtatë pacientë në terapi intensive, ministria jep detaje. Ç’po ndodh te Infektivi dhe te spitali COVID 2

Mar 30, 2020 | 11:17
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 11 vetë dhe në total kemi 223 të prekur nga sëmundja në vend, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë sot edhe detaje rreth gjendjes së pacientëve që po trajtohen në Infektiv.koronavirusi-infektivi-urgjenca10

Sipas ministrise, n”ë shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar”.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

“Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar”- tha ministria ne raportimin e bere sot.

Por, bashke me keto te dhena ka edhe nje lajm te mire, pasi kemi 4 të shëruar në 24 orët e fundit dhe deri tani kemi 44 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Harta e perhapjes se Koronavirusit ne Shqiperi-30 mars

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura