FOTO/ Shtatë muaj pas ndalimit për shkak të Covid, besimtarët u lejuan sot të falen së bashku në Mekë

Oct 18, 2020 | 17:39
SHPËRNDAJE

Për herë të parë pas 7 muajsh, që nga fillimi i pandemisë, Arabia Saudite po lejon mesimtarët që të kryejnë lutjet ditore në xhaminë e Madhe të Mekës, raporton Al Jazeera.

meke

Në mars, autoritetet saudite ndaluan hyrjen dhe kryerjen e lutjeve në Masjid al-Haram në Mekë dhe Xhaminë e Profetit në Medinë, ndërsa televizioni shtetëror saudit raportoi se një lutje e përbashkët në këtë mëngjes u mbajt në tempullin e shenjtë në Mekë.

Institucionet saudite gjithashtu postuan në Tëitter fotografi të lutjeve në Qabe. Që nga 4 tetori, pelegrinazhet u është lejuar qytetarëve sauditë dhe myslimanëve që banojnë në atë vend.

Myslimanët e huaj u njoftua se do të mund të kryejnë ritet fetare në fillim të nëntorit, kur xhamitë në Mekë dhe Medinë do të hapen me kapacitet të plotë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura