Shtatë mënyra të sigurta për të nxjerrë diçka që ju ka rënë në sy dhe si të veproni nëse e fërkoni atë me duar me spec djegës

Sep 15, 2020 | 16:19
SHPËRNDAJE

Qerpikët, qepallat dhe lotët punojnë së bashku për të ndaluar objektet që të futen në sy. Megjithatë, ndodh shpesh që pak rërë ose pluhur të futet në sytë tanë, por duhet t’i pastrojmë menjëherë në mënyrë që të mos dëmtojnë sipërfaqen e kornesë.

Kjo sepse dëmtimi i saj mund të jetë i dhimbshëm dhe ndaj na duhet të dimë se si ta pastrojmë syrin në mënyrë të sigurt.

Sipas “Bright Side” ekzistojnë disa hapa që duhet të ndjekim për të nxjerrë diçka nga syri, por pa e dëmtuar atë.

  1. Duhet të dini se kur është e nevojshme të kërkoni kujdes mjekësor.

nxjerrja e materialeve nga syri (11)

Mund të ndodhë që ju të mos jeni në gjendje ta nxirrni atë që ju ka rënë në sy vetë, prandaj kërkimi i ndihmës mjekësore menjëherë është i nevojshëm. Merrni parasysh rastet e mëposhtme:

  • Një tretës kimik futet në syrin tuaj.
  • Një objekt futet në sy me shpejtësi.
  • Një copë qelqi ose metali futet në sy.
  1. Lani duart para se të prekni sytë.

nxjerrja e materialeve nga syri (10)

Ky hap mund të harrohet lehtësisht, sepse e keni mendjen për të hequr sa më parë nga syri materialin që është futur. Por, para se të prekni sytë, duart tuaja duhet të jenë pa mikrobe, sepse në këtë mënyrë do të jeni në gjendje që të shmangni infeksione të padëshiruara.

  1. Mundohuni të mbyllni sytë dhe lejojini lotët të rrjedhin. Por mos e fërkoni syrin.

nxjerrja e materialeve nga syri (8)

Fërkimi i syrit mund të shkaktojë edhe më shumë dëmtime. Kështu që në vend të kësaj, përpiquni që të hapni dhe mbyllni qepallat shumë herë në mënyrë që lotët të rrjedhin, pasi kështu, bashkë me to mund të dalë edhe materiali që ju bezdis.

  1. Shikoni nëse mund ta dalloni atë që është futur në syrin tuaj.

nxjerrja e materialeve nga syri (3)

Dilni në një vend ku ndriçimi është i mirë dhe mundohuni ta lëvizni syrin lart, poshtë, majtas dhe djathtas, në mënyrë që të mund të shihni  çfarë ka hyrë brenda. Për të parë pjesën e sipërme, mund të përdorni një shkop shkrepëseje tek e cila me shumë kujdes mund të ngrini kapakun e syrit. Pastaj shihni poshtë dhe mundohuni të dalloni se ku mund të jetë materiali. Për të kontrolluar pjesën e poshtme, shihni lart, kapeni qepallën e poshtme dhe me shumë kujdes uleni poshtë.

  1. Përdorni shkopa veshësh për të hequr materialin.

nxjerrja e materialeve nga syri (6)

Nëse e gjeni materialin, merrni një shkop veshësh, lageni dhe pastaj me lëvizje rrotulluese, mundohuni ta hiqni nga syri.

  1. Zhyteni syrin sërish në ujë të pastër.

nxjerrja e materialeve nga syri (1)

Merrni një tas me ujë dhe futeni kokën në të duke i mbajtur sytë hapur. Lëvizini sytë rreth e qark, në mënyrë që uji të shpëlajë  çdo pjesë të tyre. Pasi të nxirrni kokën, hapini dhe mbyllini sytë disa herë dhe më pas kontrolloni sërish nëse materiali është ende në syrin tuaj apo ka dalë jashtë.

nxjerrja e materialeve nga syri (9)

Një opsion tjetër është ta mbani syrin hapur nën ujin e rrjedhshëm, nga  çezma ose nga dushi. Mbajeni qepallën e poshtme të tërhequr dhe kokën të anuar në njërën anë.

  1. Largojeni syrin nga uji në kohën e duhur.

nxjerrja e materialeve nga syri (4)

Është e nevojshme të dini se sa kohë ka nevojë syri juaj që të shpëlahet. Nëse përdorni shampo ose sapun për duart, duhet ta shpëlani syrin për 5 minuta. Por bëni kujdes nëse në syrin tuaj hyjnë kimikate. Në këto raste mund të kërkoni edhe ndihmë mjekësore.

  1. Kërkoni ndihmë nga një mik.

nxjerrja e materialeve nga syri (5)

Kërkoni ndihmë nga dikush tjetër, sepse ai mund të jetë më i qetë dhe mund ta bëjë punën më me kujdes. Por, sigurohuni që ai ose ajo i ka larë duart para se t’ju prekë syrin.

Çfarë të bëni nëse padashur i çoni duart me spec djegës në sy?

nxjerrja e materialeve nga syri (2)

Në vend të ujit, rekomandohet të përdorni qumësht, sepse është acid dhe largon djegien nga speci. Pas kësaj, merrni një letër ose copë të lagur me qumësht dhe vendoseni mbi sy.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura