“Shtatë ekspertë nga SHBA për të na ndihmuar në këto momente të vështira”- Meta pret Mark Gjonajn, këshilltar bashkiak në Nju Jork

Dec 1, 2019 | 13:04
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim, Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.

78496959_2646849068694683_3701052642714189824_o Meta thotë se bashkë me të, janë 7 ekspertë nga SHBA-të për të ndihmuar vendin tonë në këto momente të vështira.

Postimi i plotë i Metës:  

Takim vëllazëror me Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.

Së bashku me Markun, për të na ndihmuar në këto momente të vështira, janë edhe 7 ekspertë nga Amerika, që do të merren në terren me inspektimin e të gjitha shkollave të zonës së prekur nga tërmeti dhe vlerësimin e dëmtimeve të tyre.

Falënderim nga zemra dhe mirënjohje për vëllezërit dhe motrat në SHBA, si dhe për popullin dhe administratën amerikane, që po na gjenden afër në këto momente të vështira.78544817_2646849172028006_1311908802924118016_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura