Shtatë deputetë kërkojnë interpelancë urgjente me ministren Etilda Gjonaj, ja sqarimet që kërkojnë

Jan 26, 2020 | 20:24
SHPËRNDAJE

Shtatë deputetët e grupit të ri parlamentar Refter Maliqi, Artur Roshi, Ramazan Gjuzi, Besnik Troplini, Suzana Topi, Koço Tahiri, Andi Përmeti i kanë kërkuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi interpelancë urgjente me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

etilda gjonaj

Ata kërkojnë sqarime për gjashtë çështje, që vijojnë si më poshtë.

1.Situatën e rënduar në burgje, lidhur me administratën dhe të burgosurit.

2.Shkeljet e bëra gjatë emërimeve, lirimeve dhe transferimeve të tyre.

3.Mosrespektimi i të drejtave të të burgosurve gjatë lejeve dhe transperimit të tyre.

4.rasti i shkarkimit të jashtëligjshëm të drejtorit të Policisë së Burgjeve dhe drejtorit të IEVP-së së Peqinit etj., ku u konstatuan këto shkelje për këto masa ekstreme.

5.Lirimeve, propozimet që janë kompetenca juaj, mbi ç’baza i keni bërë? I keni parë dosjet e tyre para se t’i emëronit apo t’i prezantonit?

6.Si edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë në burgje dhe drejtimin e këtij institucioni.

Ata bëjnë të ditur se interpelanca do të parashtrohet nga deputeti i Kuvendit Lefter Maliqi.

interpelanca

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura