Shqiptarja shpëtohet nga dëbimi në Britani, tre deputetët nuk lejojnë qeverinë për…

Jul 19, 2018 | 11:30
SHPËRNDAJE

Zyra e Shtëpisë ka rënë dakord të pezullojë dëbimin e një gruaje shqiptare dhe të vajzës së saj pasi tre deputetë u ankuan në qeveri.

Sipas BBC-së, shqiptarja ishte një studente drejtësie kur shkoi në Itali, ku thotë se u drogua dhe u shit për prostitucion. Ajo arriti të arratisej për në Angli ku kërkoi dhe azil, por që iu refuzua. Tani shqiptarja, identiteti i të cilës nuk bëhet publik për arsye sigurie, jeton në Norfolk.

deputetet-britanike

Deputetët e Norfolk George Freeman, Richard Bacon dhe Clive Lewis ngritën rastin me Zyrën e Shtëpisë. Gruaja kishte frikë se do të përballej me një vrasje të nderit nëse ajo do të kthehej në shtëpi me fëmijën e saj dyvjeçare.

Megjithatë, pas takimit me deputetët e Norfolkut, ministri i zyrës së shtëpisë Caroline Nokes ra dakord të pezullonin dëbimin.

Gruas i është thënë të ri-aplikojë dhe aplikimi i saj do të rishikohet në nivelin më të lartë. Deputeti Leëis tha javën e kaluar për BBC-në se se të gjithë janë të shqetësuar për shqiptaren dhe se është shumë e rëndësishme që të pranohet aplikimi i saj për azil. Ndërkohë deputeti tjetër Richard Bacon u shpreh se ajo mund të vritet në Shqipëri.

Clive Lewis, deputeti i Norwich South, tha se deputetët kishin marrë këshilla nga Sue Lambert Trust, e cila siguron mbështetje për të mbijetuarit e abuzimit seksual.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura