Shqiptarja përvëlon burrin, i hedh vaj të nxehtë në kokë

Jun 9, 2016 | 21:50
SHPËRNDAJE

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur më Gremmensdorf të Gjermanisë, ndërsa protagonistë janë bërë një çift shqiptarësh nga Kosova. Sipas mediave, mësohet se një 45-vjeçare, emri i të cilës nuk bëhet i ditur i ka hedhur një tenxhere në kokë burrit të saj, brenda të cilët kishte vaj të nxehtë.

Shqiptari-Djegia47-vjeçari ka qenë duke parë televizor dhe i shtrirë në divan teksa ka ndjerë diçka të nxehtë ti përvëlonte fytyrën. Fill pas ngjarjes, gruaja është larguar nga shtëpia, ndërsa mendohet se ajo vuan nga probleme mendore. Sakaq, ajo më vonë është arrestuar, ndërsa tashmë pritet vendimi i gjykatës së Landit.

Ndërkaq, burri i saj ka pasura djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në fytyrë. Atij i është dashur të qëndrojë tri javë e gjysmë në gjendje kome në një spital të Bohumit, ndërsa tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Çifti nga Prishtina kishte kërkuar azil në Gjermani në vitin 1991. Pasi i kishin kthyer ata kishin ardhur sërish në vitin 1999 dhe kishin kërkuar azil sërish. ‘Jam sëmurur nga bombardimet gjatë luftës’, kishte thënë gruaja duke arsyetuar kërkesën për azil.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura