Shqiptarja nga Kosova bën të qajë jurinë e X Factor

Aug 20, 2012 | 17:01
SHPËRNDAJE
Arbesa Sinanaj gjate interpretimit
Arbesa Sinanaj gjate interpretimit

GJERMANI- Arbesa Sinanaj është 16 vjeç,  dhe me paraqitjen e saj të parë në audicionet e X Factor Germany ka bërë jurinë të qaj. Arbesa ka lindur në Gjermani, ndërsa familja e saj është nga Podujeva e Kosovës. Ajo interpretoj këngën “You Found me “ nga The Fray dhe me zërin e saj, emocionoi pa masë, në veçanti njërën nga anëtaret e Jurisë, Sandra Nasic.

Antarja e Jurisë, Sandra Nasic

“Kur kam parë Sandra-n duke qarë nuk mund ta besoja. Unë asnjëherë skam qenë para një publiku aq të madhë dhe prandaj kam pas shumë frikë por e di se kjo është normale pasi që për herë të parë kam dalë në televizon”, ka thënë Arbesa për indeksonline.

“Muzika për mua është gjithçka. Nuk e kam planifuar të shkoj në “X Factor” këtë vitë por ka qenë një vendim sponta”- ka treguar ajo.

Anëtarja e jurisë e këtij spektakli, këngëtarja me famë botërore, Sarah Connor tha se zëri i saj është zë që depërton thëllë në shpirt dhe se ajo ka kohë që po kërkonte diçka të tillë.

A.Sinanaj në interpretim

Familja e saj përbehet nga prindërit, 4 motra dhe 1 vëlla.
Edicioni i rradhës i cili do të zbulojë nesë Arbesa është kualifikuar apo jo për fazën tjetër e cila mund ta dërgoj drejt finales së madhe do të mbahet me 26 gusht dhe do të transmetohet në televizonin gjerman “VOX”.
Arbesa tha se pret përkrahjen e bashkëatdhetarëve të saj e cila do t’i ndihmojë shumë në vazhdim.

Ketu eshte linku ku mund te ndiqni performancen e Arbesa Sinanaj | http://www.vox.de/medien/sendungen/x-factor/news/25f78-12cb67-67d4-25/x-factor-2012-kandidatin-arbesa-sinanaj-bringt-sandra-nasic-komplett-aus-der-fassung.html

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura