Shqiptarja fut në kurth biznesmenin, “zarf me plumba dhe 20 mijë euro”

Dec 1, 2015 | 10:10
SHPËRNDAJE

Një grua me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali pas përfshirjes në një tentative grabitjeje në Torino, ndaj një biznesmeni për të cilin thuhet se e kishte pasur të dashur.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Sipas gazetës italiane “La Stampa”, 28-vjeçarja shqiptare nuk e kishte pranuar idenë e ndarjes dhe kishte porositur dy shtetas italianë që të hakmerreshin ndaj ish-të dashurit të saj.

Mediat italiane shkruajnë se dy persona të maskuar si policë në shërbim kanë detyruar një sipërmarrës nga San Maurizio Canavese, në provincën e Torinos, të zbriste nga makina dhe më pas e kanë rrahur.

Ata e kërcënuan biznesmenin italian që t’i jepte ish-të dashurës së tij shqiptare një shumë prej 20 mijë eurosh.

“Ose paguaj, ose do t’i themi të gjitha familjes tënde”,- kanë qenë kërcënimet e grabitësve ndaj biznesmenit. Ky i fundit i denoncoi në polici dhe më pas forcat e rendit nisën hetimet ndaj grupit.

Sipas “unionesarda”, dy personat që kërcënuan biznesmenin janë rezidentë në Vebo Valentia.

Te tre personat, 28-vjeçarja dhe dy bashkëpunëtorët e saj janë arrestuar me akuzën e tentativës së grabitjes.

Të arrestuarit sipas gazetës italiane “La Stampa”, janë: Pasquale De Masi, 31 vjeç, rezident në Sarianello, Suela Dijeri, shqiptare, 28 vjeçe, rezidente në Torino dhe Alessandro Nesci, 25 vjeç, rezident në Gerocarne, në Kalabri.

Sipas biznesmenit italian, më 21 nëntor banda e kishte kërcënuar duke i varur te porta e shtëpisë një zar me katër plumba dhe një sasi eksplozivi.

Shkrimi i publikuar ne "La Stampa"
Shkrimi i publikuar ne “La Stampa”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura