Shqiptarja denoncon bengalezin: Më zhveshi në mes të rrugës

Jul 1, 2016 | 11:52
SHPËRNDAJE

Rrezikon nga 5-10 vjet burg një 34-vjeçar bengalez, i akuzuar se ka zhveshur në mes të rrugës një vajzë shqiptare.

ilustruese

Procesi gjyqësor i nisur pak kohë më parë po shkon drejt fundit. Ngjarja ka ndodhur në Itali dhe denoncimi është bërë nga një vajzë shqiptare, emri i të cilës nuk bëhet i ditur.

“Një i panjohur më tërhoqi me forcë bluzën dhe më shqeu edhe reçiptetat”- ka treguar vajza duke qarë në polici, raportojne mediat lokale.

Pas ngjarjes ajo iu drejtua postës më të afërt policore ku bëri edhe denoncimin. Pas këtij policia u vu në lëvizje dhe ndaloi 34-vjeçarin, e vënë tashmë në akuzë për dhunën ndaj të resë.  Vajza sipas dëshmive kishte mbetur me gjoksin zbuluar në mes të rrugës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura