Shqiptarit i ikën truri për striptisten, i shkon në klub dhe e ndalon të prekë klientët

Aug 21, 2017 | 21:21
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar makthi i një vajze sllovake, balerinë e një klubi nate në Itali, e cila ishte njohur me një shqiptar i cili pas 5 muajsh, nisi të bëhej i padurueshëm me sjelljen e tij.

Sic raportojnë mediat italiane, balerina ishte njohur rreth pesë muaj më parë me shqiptarin 28 vjeçar i cili frekuentonte klubin e natës ku ajo punonte.

d+f+VWCGBrFW69lpeY=--

Me kalimin e kohës, mes të dyve ka lindur një miqësi e cila vazhdoi deri në një lidhje dashurie, derisa sjellja e shqiptarit të bëhej patologjike.

Në këto kushte, balerina vendosi të ndërpresë marrëdhënien, por shqiptari nuk e ka pranuar vendimin e saj dhe këtu fillojnë ngacmimet me telefonata dhe mesazhe, përndjekje e kërcënime, si në shtëpinë e saj edhe në klubin e natës.

Shqiptari në ditën që u arrestua, kishte shkuar në klubin e natës ku punonte balerina dhe nuk e lejonte atë t’i afrohej asnjë klienti tjetër, duke vijuar me kërcënimet.

Pas denoncimit që bëri e reja, shqiptari emri i të cilit nuk bëhet me dije, është arrestuar nga Policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura