Shqiptari, “Zoti” i heroinës. Italia në panik, pas ‘pushtimit’ të ri është mafia shqiptare (emrat dhe rolet)

Mar 27, 2018 | 10:48
SHPËRNDAJE

Ashtu si në vitet ’80 kur heroina kishte pushtuar Italinë dhe shkaktonte rreth 100 viktima në vit, sot trafikohet lume. Me nje ndryshim, kete radhe ka zoterinj te rinj. Jo më kalabrezët apo sicilianët. Sot komandojne shqiptaret.

droga

Keshtiu shkruan sot media italiane, “Il Giorno”, duke iu referuar nje operacioni te fundit koduar “Shqiponja e zeze”.

Gazeta i referohet trafikut dhe kontrollit që është në duart e shqiptarëve, duke folur për gangsterë të ardhur nga Durrësi dhe nga Tirana.

Nën drejtimin e tyre, Milano edhe një herë është bërë qendër heroine jo vetëm për Italinë veriore, por edhe për Zvicrën. Dhe në Lombardi mafia shqiptare ka kapur fabrikat e fabrikat e përpunimit.  Operacioni i fundit nxorri një dritë një skenat alarmant.

Pas tre vjet hetimesh dhe përgjimesh u godit banda me 16 anëtarë. Të gjithë shqiptarë, shumë prej të cilëve që vepronin mes Lombadrisë, Milanos dhe Comos.

Por, emri më i rëndësishëm mungon në këtë listë. Është pikërisht shqiptari, që sipas medias italiane është cilësuar si bosi i heroinës, Fatos Bakaj, me rezidencë në Durrës, që e quan veten edhe Piro.

Ai prej më shumë se 20 vitesh, që nga koha e skafeve dhe gomoneve bën vajtje e ardhje mes dy vendeve.

Në vitin 2004 ai u prangos në Romë dhe u dënua me burg në Modena.  Tre vjet nga dënimi, përfitoi leje dalje, por që aso kohe u zhduk e nuk u kthye më.

Në 2011 prokurorët e Milanos e akuzuan atë përsëri dhe një vit më pas policia shqiptare e kapi atë në Durrës. Në vitin 2013 ai u dërgua në Itali dhe ndodhet në burg në Saluzzo. Por është ai që vazhdon të jetë kapoja që nga burgu,  pika referente e trafikut dhe mafias së drogës në Lombardi.

Nga trafiku i hashashit, tani ‘tregti’ ka ndryshuar. Jemi te heroina, që trafikohet falë kanaleve që nga Afganistani.

Janë shqiptarët që sjellin heroinë me kosto të ulët në Lombardi. Është falë atyre nëse “malli ” po hyn në treg me forcë, duke tërhequr vëmendjen e konsumatorëve të vjetër.

Me tej, gazeta numeron disa nga anetaret kyc ne kete bande dhe permend emrin Shkëlzen Tafes, 38 vjec, per te cilin shkruan se është nën hijen e Fatos Bakaj. Ai ishte ne bande se bashku me gruan, Adelina Tafa, e cila ishte pergjegjese per ndarjen dhe paketimin e sasive te heroines, ndersa banesa e tyre në Como u zbulua te ishte laborator përpunimi per drogen e rende.

Pas tyre nje tjeter emer, ai i financierit, Alban Shehu qe banonte ne Como dhe ishte pergjegjes per pagesat e heroines ne Zvicer. Parate i dërgoheshin te atit te tij, Tomorr Shehut në Shqipëri. Ky i fundit, i ndante ato ne bosat vendas.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura