Shqiptari vret me thikë fqinjin italian për festat dhe muzikën e lartë

Nov 29, 2015 | 8:57
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një vrasje ka ndodhur në Itali gjatë orëve të natës së djeshme, ku një shqiptar ka vrarë me thikë pas një sherri fqinjin e tij italian.

Viktima dhe vendi i ngjarjes
Viktima dhe vendi i ngjarjes

Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Veletrit në Itali. “Roma Today” shkruan se shqiptari dhe fqinji i tij 32-vjeçar, Francesco Maria Penachi patën një zënkë banale që çoi deri në vrasje.

Pak orë më pas u arrestua edhe shqiptari, i cili është identifikuar me inicialet L.P. 43-vjeçar.

Ngjarja

Viktima kishte ftuar disa miq të tij në banesë dhe, sipas fqinjve të tjerë, ata kishin organizuar një festë  me muzikë të lartë në orët e vona të natës.

Për shkak të zhurmave, shqiptari shkoi të trokiste në banesën e fqinjit dhe i kërkoi që të ulte volumin e muzikës

Fqinji nuk e priti mirë kërkesën e shqiptarit dhe konflikti verbal u kthye në fizik, që çoi edhe në vrasjen e italianit. Policia dyshon se shqiptari ka përdorur mjete të mprehta për të qëlluar fqinjin e tij italian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura