Shqiptari thyen traun e doganës në Kakavijë dhe kalon drejt Greqisë. Mbi të rëndojnë tri akuza

Nov 24, 2020 | 18:39
SHPËRNDAJE

Ai shtypi gazin dhe theu shufrat metalike të kontrollit të trafikut në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

kakavije naten

I vendosur për të bërë një sakrificë në tokën greke ishte një shqiptar, i cili e dinte se nuk mund të hynte në zonën e Shengenit dhe nuk hezitoi të thyente barrierat doganore.

Ngjarja ndodhi të dielën vonë, ku shqiptari me një makinë private arriti të kalonte pikën e kalimit duke mos u kontrolluar nga doganierët. Menjëherë u dha një alarm dhe filluan kërkimet.

Automjeti u gjet pak më vonë nga policia në rrugën nacionale Kakavijë – Janinë, ndërsa shoferi që nuk kishte dokumente për qëndrimin e tij në Greqi u ndalua dhe u arrestua. Ndaj tij u ngrit një çështje për shkelje të masave për parandalimin e sëmundjeve, dëmtim të dalluar të pasurisë publike dhe hyrje të paligjshme në vend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura