Shqiptari tenton të vrasë veten në burgun e Greqisë, ja përse akuzohej

Nov 20, 2017 | 11:40
SHPËRNDAJE

Një 29 vjeçar shqiptar ka tentuar ti japë fund jetës në burgun e Rodosit në shtetin fqinj.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ndodhi në mëngjesin e sotëm, në një nga dhomat e paraburgimit, ku shqiptari ka tentuar te presë damarët.

grekuuu

Shqiptari është transportuar në spitalin e Rodosit dhe më pas në atë të Athinës për mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tij paraqitet kritike.

I riu ishte arrestuar nën akuzën e vjedhjes. Mbrëmjen e 15 nëntorit ai kishte vjedhur një sasi të konsiderueshme floriri në një shtëpi në Lachania si dhe 1300 paund dhe monedha të vjetra në shtëpinë e një anglezi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura