Shqiptari shkon për të denoncuar aksidentin në polici, përfundon në pranga pas kontrollit të xhepave dhe banesës

Nov 19, 2019 | 23:08
SHPËRNDAJE

Ai shkoi në stacionin e Karabinierëve të Pianoro, në zonën e Bolonjës, për të kërkuar regjistrimet e një aksidenti trafiku në të cilin ishte përfshirë, por në xhep kishte shtatë gram marijuanë.

Trento, carabinieri di Trento.
Trento, carabinieri di Trento.

Kjo është historia e një 31 vjeçari me origjinë shqiptare me profesion kuzhinier. Policia ndërkohë po hetonte rastin e tij duke qenë se kishte pasur histori në të shkuarën që lidheshin me drogën. Për këtë arsye, vendosën ta kontrollin duke gjetur dozat e drogës.

Në banesën e tij, gjithashtu në Pianoro, u gjetën edhe 5 gramë kokainë, peshore elektronike dhe materiale për paketimin e dozave. Burri ishte vendosur në arrest shtëpiak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura