Shqiptari rreh gruan e tij italiane në rrugë, pasi i përplasi automjetin

May 2, 2016 | 19:04
SHPËRNDAJE

Një 31-vjeçar shqiptar është ndaluar nga Policia italiane e Oviljos pasi ka rrahur bashkëshorten e tij në rrugë.

SONY DSC
SONY DSC

Ngjarja ka ndodhur në orën 2:30 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se gruaja ka dëmtime në fytyrë, brinjë dhe këmbë.

Sipas mediave italiane, 31-vjeçari është zënë me bashkëshorten e tij 38-vjeçare një ditë më parë, dhe ajo në nerva e sipër mori mjetin dhe u larua nga shtëpia.

Mirëpo, kur u kthye, e përplasi makinën aksidentalisht pranë banesës. Kjo e ka irrituar së tepërmi shqiptarin i cili e ka nxjerrë nga makina dhe e ka rrahur gruan në mes të rrugës.

Më pas, gruaja ka lajmëruar Policinë, e cila ka ndaluar shqiptarin menjëherë. Madje, për gruan është lëshuar urdhër-mbrojtje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura