Shqiptari që shiste kokainë detyron karabinierët të kacavirren për ta kapur

Aug 27, 2015 | 21:11
SHPËRNDAJE

Një shqiptar i dënuar nga drejtësia italiane se shpërndante kokainë, ka gjetur mënyrën për të rihyrë në shtetin fqinj dhe për të vazhduar aktivitetin e tij të paligjshëm.

Roland Kibja
Roland Kibja

Më 2 gusht të këtij viti, shqiptari, e emrin Roland Kibja arriti të merrte një pasaportë shqiptare me emrin Roland Ambrosa, lindur më 8 mars të vitit 1989 në Durrës. Dhe pas dy ditësh, u rikthye në Itali.

Veç kësaj, ai kishte edhe karta identiteti false si shtetas rumun. Por ardhja e tij në Itali u zbulua gjatë një kontrolli rrugor javën e shkuar në Pordenone, raporton “ilgazzetino.it”.

Aty, pasi mori numrat e kartave të identitetit, policia zbuloi se ishin të falsifikuara. U njoftuan  karabinierët dhe më pas, u përgatit operacioni për kapjen e tij.

Karabinierët nisën aksionin në orën 6:30 të mëngjesit në Pordenone, ku banonte edhe shqiptari. Ai gjendej në apartament, por kur dëgjoi trokitjet dhe thirrjet e karabinierëve u hoq sikur nuk ishte në shtëpi.

Karabinierët nuk u tërhoqën. Ata u ngjitën në katin e tretë të pallatit. Aty arritën të hynin në apartamentin e një shtetasi italian dhe prej andej, duke u kacavjerrë zbritën në avllinë  e Kibjës.

Nga aty gjetën një dritare të hapur dhe hynë brenda. I riu, i zënë ngushtë hiqej sikur flinte gjumë por nuk u habit fare kur pa karabinierët. Më pas u arrestua dhe tani pritet të dëbohet sërish.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura