Shqiptari që do luftonte kundër NATO-s për të mbrojtur Serbinë (Video)

Feb 5, 2016 | 10:22
SHPËRNDAJE

“Shiptari që na do”, kështu e quajnë mediat serbe shqiptarin Agim Beqiri nga Tetova, ish përfaqësues i Jugosllavisë në sportin e mundjes dhe oficer i Armatës Popullore Jugosllave (APJ).

Epitetin e ka merituar që nga lufta në Vukovar, Kroaci kur luftonte për të mbrojtur Serbinë.

Ai sot jeton në Tetovë ndërsa gjatë bombardimeve të NATO-s është paraqitur vullnetar për mbrojtje të Serbisë, por nuk e kanë lejuar në kufirin e Maqedonisë.

Ai thotë ‘ende kanë mbetur beogradas, si dhe shumë shqiptarë tjerë që nuk guxojnë të pranojnë një gjë të tillë’, shkruajnë mediat serbe, transmeton Lajmpress.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura