Shqiptari pret damarët në burgun italian: Më lini të vdes

Jun 30, 2016 | 9:53
SHPËRNDAJE

Një i ri shqiptar, në pritje të dënimit nga gjykata ka tentuar t’i japë fund jetës duke prerë damarët në burg. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Santa Maria Capua Vetere.

burgu

Mediat lokale që raportojnë lajmin shkruajnë se shqiptari 30-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka qenë i vetëm në qeli në kohën që ka vendosur t’i japë fund jetës.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policëve që ka shmangur fundin, por shqiptari i ka kundërshtuar.

Kur ata e gjetën të gjakur me damarët e prerë dhe e morën për ta dërguar në spital ai i ka bërtitur me sa fuqi ka pasur që ta linin të vdiste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura