Shqiptari, pasagjer në makinën me drogë drejt Greqisë, por ja çfarë e mori më qafë

Sep 25, 2018 | 12:36
SHPËRNDAJE

Policia greke ka sekuestruar një tjetër sasi droge pranë kufirit greko-shqiptar. Mësohet se policia e Janinës ka bllokuar 12 kg marijuanë, në një automjet qe vinte nga kufiri i gjelber. Brenda tij u gjeten dhe sekuestruan 10 pako me 10 kg 600 gram marijuane.

droga

Në pranga u vunë shoferi grek 26-vjec dhe pasagjeri shqiptar 34-vjec. Ajo që e implikon më shumë shqiptarin, është se në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi edhe 2 kg 14 gram marijuane. U sekuestruan gjithashtu ne total edhe 480 euro dhe 3 celulare.

Prej fillimit te vitit e deri sot, ne Igumenice, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janine, Athine, Selanik, Arte, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorine, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 8.4 tonë marijuane qe vinte nga Shqiperia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura