Shqiptari nga Kumanova që po i bën për vete maqedonasit

May 11, 2015 | 9:22
SHPËRNDAJE

Luftimet e fundit në Kumanovë po karakterizohen me shumë paqartësi dhe kanë nxitur reagime të shumta, që nga instancat më të larta evropiane deri te qytetarët e thjeshtë.

Ky qytetar i Kumanovës, i kombësisë shqiptare, ka arritur ta fitojë simpatinë e shumë maqedonasve pas deklaratave që i ka bërë pas përfundimit të luftimeve.

Para medieve ky qytetar deklaroi se e gjithë kjo është një mashtrim i politikanëve që po bëhet për të krijuar konflikte midis shqiptarëve dhe maqedonasve, dhe për ta ruajtur pushtetin e tyre.

“Duan të na i prishin marrëdhëniet dhe të krijojnë konflikte mes nesh. Si është e mundur të na quajnë terroristë kur ne që 40 vite nuk i kemi ndërruar krejt 40 fjalë të këqija”, ka thënë ndër të tjera shqiptari nga Kumanova në prezencë të një turme me shqiptarë dhe maqedonë.

Në fund të kësaj videoje shihet edhe një qytetar maqedonas i cili publikisht del dhe e përqafon shqiptarin dhe i mbështet fund e krye deklaratat e tij. Express

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura