Shqiptari me Lancia “çan” postbllokun, kur e kapin befason policinë me arsyen: Kisha frikë se…

Aug 18, 2018 | 14:37
SHPËRNDAJE

Shqiptari can postbllokun e policisë dhe niset me shpejtësi të shpëtojë nga patrulla, por kapet dhe e pëson keq. Ngjarja ka ndodhur në Legnano dhe ka për protagonist një shqiptar 21 vjecar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

karabinier

Mediat italiane shkruajnë se ai udhëtonte me një makinë tip Lancia, dhe nuk iu përgjigj shenjës së karabinierëve për të ndaluar. Policia i vihet nga pas, ndërkohe që shqiptari në timon, devijoi dhe u pozicionuar në mes të karrexhatës duke shtuar shpejtësinë.

Ai ndalohet pas një kohe ndjekje, ndërkohë që policia kishte kërkuar edhe përforcime. Kur e kontrolluan zbulon se makina ishte pronë e dikujt tjeter.

Kontrolli nuk i zbuloi asnjë që mund ta vinte para ligjit, ndërkohë që shqiptari ka befasuar policinë teksa ka shpjeguar se kishte frikë se mos makina kishte probleme me dokumentet, pasi nuk ishte e tija. Tani duhet të përgjigjet për shkeljen e bërë, që nuk i ndaloi policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura