Shqiptari me kokë të prerë/ Policia greke zbulon autorin e dyshuar

May 17, 2016 | 17:31
SHPËRNDAJE
Bledar-Terpollari-621x358
Bledar Tërpollari

Policia greke duket se ka mbledhur prova që e çojnë në zbulimin e autorit të vrasjes së bariut shqiptar, Bledar Tërpollari.

I dyshuari kryesor, i cili nuk identifikohet nga autoritetet greke është zbuluar nga analizat mbi trupin e viktimës dhe informacione të tjera të mbledhura nga Policia.

130516174718_8615
Vendi ku u gjet i vrarë

Shqiptari i dyshuar mësohet se, gjatë marrjes në pyetje për të larguar dyshimet nga vetja, ka deklaruar se, Tërpollari është vrarë për përfshirje në trafikun e drogës.

Por, oficerët e policisë kanë prova që ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e bariut shqiptar dhe për këtë çështje hetimet ende vazhdojnë.

26-vjeçari u gjet i vrarë me kokë të prerë rreth 10 ditë më parë në një fshat në Thesprotia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura