Shqiptari me kokë të prerë/ Policia greke liron pronarin dhe djalin e tij

May 11, 2016 | 17:59
SHPËRNDAJE

Pronari grek që kishte punësuar 25-vjeçarin shqiptar si bari dhe djali i tij janë lënë të lirë pas arrestimit një ditë më parë për akuzën e armëmbajtjes pa leje.egklima_gliki1

Arrestimi i fermerit 70-vjeçar dhe djalit të tij 43-vjeçar erdhi pas një ditë pas vrasjes makabër me prerje koke të të riut shqiptar, Bledar Tërpollari, në kasollen e tyre u gjet një arsenal armësh.

Ata do të hetohen në gjendje të lirë, ndërsa të premten është përcaktuar të mbahet seanca e parë gjyqësore.

Nga ana tjetër, Policia greke vazhdon hetimet për zbulimin e vrasjes së shqiptarit, trupi i të cilit u gjet pa kokë në zonë e Thesprotia-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura