Shqiptari kapet me 400 mijë euro, ja ku i kishte fshehur. Policia ka dyshime se…

Jul 11, 2020 | 9:35
SHPËRNDAJE

Policia ne Itali ka vene ne pranga një shqiptar, pasi iu gjetën 400 mijë euro të fshehur në sediljet e pasme të automjetit.euro

Mediat italiane shkruajne sot se arrestimi eshte bere ne Napoli, nderkohe qe gjithcka u zbulua pas nje kontrolli te bere nga karabinieret ne makinen e shqiptarit, per te cilen dyshuan se ishte e modifikuar.

Ne fakt, ashtu rezultoi. Sipas hetimeve, policia ka dyshime, se shume e eurove vinte nga trafiku i shitjes së drogës për llogari të një organizate trafikantësh.

Korrieri shqiptar po e transportonte vlerën monetare në një vend të sigurt për t’u përdorur më pas në aktivitetin kriminal e sistemin e riciklimit të parave të pista.

Paralelisht me kete policia ka sekuestruar 17 kg kokainë e konfeksionuar në 15 pako e 20 kg cigare kontrabandë nga Luksemburgu të fshehura në një automjet që udhëtonte nga Hollanda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura