Shqiptari kapet me 27 mijë euro poshtë krevatit, ja çfarë thotë policia italiane

Jul 3, 2020 | 20:02
SHPËRNDAJE

Një sasi e madhe parash janë sekuestruar nga  policia italiane gjatë ekzekutimit të 29 masave paraprake, kuadër të operacionit të koduar “Paride”, të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Potenzës, kundër një organizate të trafikut të drogës.

policiaa

Sipas hetuesve shuma e parave të gjetura në shtëpinë e pesë prej të arrestuarve është “plotësisht e pajustifikueshme”, referuar punës që ata bënin dhe sa i përket deklarimit të të ardhurave, duke ngritur dyshimet se paratë janë përfituar nga tregtimi i drogës.

Mediat fqinje shkruajnë se në krevatin e dhomës së gjumit të një shqiptari të arrestuar nga policia, u gjetën 27 mijë euro dhe ai nuk ishte në gjendje të justifikonte përfitimin e tyre.

Sipas policisë, grupi kishte “një qarkullim të konsiderueshëm të parave” dhe disa prej anëtarëve të tij “kishin dhjetëra klientë të gatshëm të pastronin paratë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura