Shqiptari kapet me 1 kg kanabis në Itali, e tradhtoi marshi

Feb 9, 2016 | 19:45
SHPËRNDAJE

Një shqiptar u kap me 1 kg hashash në mjetin e tij sot në Merano të Italisë. Ai është 32-vjeçari, Altin Markja, i cili po udhëtonte me mjetin e tij në një rrugë dytësore.

Foto-droga-300x300Shqiptari mendoi se nuk do të kishte policë në atë rrugë, por teksa ecte aty pikasi një patrullë policie.

Në këtë moment, shqiptari, i frikësuar nga policia kalon marshin në indietro dhe tërheq vëmendjen e patrullës.

Këta të fundit e ndjekin dhe e ndalojnë. Gjatë kontrollit në mjetin e tij, policia zbuloi 1 kg kanabis të mbështjellë në një qese mbeturinash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura