Shqiptari kapet duke kryer veprimin e turpshëm në Greqi, përfundon pas hekurave

Aug 9, 2018 | 20:12
SHPËRNDAJE

Një burrë u arrestua pasi u kap duke vjedhur ndihmat për të prekurit nga zjarret shkatërruese të muajit të kaluar, tha policia të enjten. Arrestimi u krye në Nea Makri, pranë zonave të shkatërruara nga zjarri.

police_car--2-thumb-large

Mediat greke shkruajnë se ai është shqiptar. Sipas Kathimerinit, i arrestuari është një 37-vjeçar, i cili u kap gjatë kohës që po tentonte të vidhte në një palestër të fshatit.

Gjatë kontrollit në makinën e të dyshuarit, autoritetet policore gjetën dy pako me biskota dhe ushqime të tjera.

Policia tha se kishte shpallur në kërkim edhe një 49-vjeçar grek, që besohet se është bashkëpunëtor me shqiptarin.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura