“Shqiptari i vërtetë nuk ka frikë nga koronavirusi”- Shteti fut në karantinë Robert Berishën, ankohet për kushtet e higjienës

Mar 19, 2020 | 16:37
SHPËRNDAJE

Vetëm pak ditë më parë Robert Berisha doli me thirrjet se shqiptari i vërtetë nuk ka frika nga koronavirusi.

Por sot këngëtari ka përfunduar në karantinë nga shteti i Kosovës.

Izolimi i tij në Qendrën e Studentëve erdhi pas kthimit nga Stambolli.

Por Roberti është ankuar për kushtet e higjienës duke thënë se gjendja e konvikteve është e tmerrshme.

“Ik prej virusit dhe hajde në virus,”– shkroi këngëtari në Instagram ndërsa tregoi pamjet nga tualeti ku vendi duke shumë pis.

Në një intervistë për RTV21, ai tha se në njërin nga konviktet janë vendosur persona me koronavirus si edhe janë ndaluar njerëz të bërë operacion.

“Nuk jam për të thyer ligjin dhe për të kundërshtuar por të na dërgonin diku ku kushtet janëmë të mirë, ose të na bënin analizat brenda 3-4 orëve, i paguajmë vetë secili dhe jo të qëndrojmë 14 ditë këtu,”- u shpreh Roberti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura