Shqiptari i rikthyer nga Siria: Ja si më mashtruan xhihadistët

May 1, 2016 | 20:28
SHPËRNDAJE

25-vjeçari Ermal Doçi është kthyer nga Siria pas qëndrimit 4-mujor atje. Ai përshkruhet nga një bisedë e përgjuar mes imamëve të vetëshpallur Bujar Hysi dhe Almir Daci, si “një luan i përgatitur për të luftuar”.

Por, djali i cili është në listën e dëshmitarëve në gjyqin ndaj Dacit, mohon të ketë luftuar në Siri. Gjatë një interviste për Top Channel, ai thotë se e mashtruan pasi i kishin premtuar studime në Damask.

Screenshot_2

Ermal Doçi: Nuk më kujtohen të gjitha
TCH: Armë mbajte?
Ermal Doçi: Jo, s’kam mbajt armë.
TCH: U stërvite?
Ermal Doçi: Jo.
TCH: Pse u ktheve?
Ermal Doçi: U ktheva për arsye të mija personale.
TCH: Kë takove nga shqiptarët atje?
Ermal Doçi: Nuk më kujtohet.
TCH: Almirin (Dacin) e takove?
Ermal Doçi: Po, mesa duket. Kalimthi. S’e mbaj mend më gjatë.
TCH: Çfarë linje ndoqe? Si u largove nga Shqipëria?
Ermal Doçi: Nëpërmjet aeroportit. Nga këtu në Stamboll, nga Stambolli në Gaziantep e nga aty kalova në Siri.
TCH: Kush të çoi atje?
Ermal Doçi: Vetë shkova. Kam pasur disa shokë që kanë shkuar atje për studime, nëpërmjet atyre. Po meqë më zunë trazirat nuk kisha mundësi të shkoja në shkollë dhe u detyrova të kthehem.
TCH: Po shqiptarët e tjerë pse ishin atje? Po Almir Daci pse ndodhej atje?
Ermal Doçi: Nuk e di.
TCH: Ti i the gjykatës se e ke parë me armë Almirin me disa të tjerë?
Ermal Doçi: Po e kam parë me armë sepse atje të gjithë me armë rrishin.
TCH: Luftonin?
Ermal Doçi: Nuk kam parë luftime.

/TCH/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura