Shqiptari i dënuar për dhunë në familje del nga burgu dhe tenton të mbysë gruan

Feb 9, 2016 | 20:58
SHPËRNDAJE

Një shqiptar 66-vjeçar është arrestuar sërish vetëm 24 orë pasi kishte dalë nga burgu. Shqiptari i identifikuar me inicialen F.M. ishte dënuar me burgim për dhunë në familje, pas denoncimeve të së shoqes së tij në Marota të Pesaros në Itali.

thumb (1)Mirëpo, sapo ka dalë nga burgu, shqiptari ka menduar të hakmerret. Ai është rikthyer në banesën ku jetonte me të shoqen dhe ka tentuar ta mbysë atë.

Por kanë qenë fqinjët ata që kishin lajmëruar policinë sapo e kanë parë shqiptarin që i afrohej banesës dhe policia ndërhyri në kohë duke e parandaluar krimin.

Ky nuk ishte episodi i parë. Shqiptari ishte shoqëruar në vitin 2003 pasi e kishte rrahur bashkëshorten.

Më pas në vitin 2008 dhe në vitin 2012 kishte tentuar ti thyente njërën dorë dhe e kishte dhunuar me sende të forta.

Ai u dënua me 1 vit burg dhe më pas, e përsëriti veprimin në vitin 2014. Ai ka thënë vazhdimisht në gjykatë se vepronte sipas Kanunit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura