Shqiptari i burgosur në Belgjikë vë në alarm zyrtarët: Ka humbur 7 kg, ka 25 ditë që…

Apr 19, 2018 | 23:19
SHPËRNDAJE

Një shtetas shqiptar i cili ndodhet i arrestuar në Belgjikë, por emri i tij nuk behet me dije, ka nisur grevë urie në paraburgimin e Vottem.

News: Center for illegals in Vottem

Sic shkruajne mediat belge, shqiptari ka 25 ditë qe refuzon ushqimin.

“Ne kemi frikë se jeta e tij është në rrezik. Sipas informacioeve tona, ai ka humbur tashmë 7 kilogramë për shkak të grevës së tij të urisë, dhe ne e dimë se greva e urisë mund të ketë pasoja të parikuperueshme, veçanërisht për veshkat”, shkruajne mediat e huaja duke cituar nje zyrtar.

Zyra e të Huajve kërkon që ta dëbojë shqiptarin ne vendlindje, por ai nuk e pranon kete gje sepse thote se ka frikë për jetën ne Shqiperi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura