Shqiptari fshihte 4 kg kokainë mbi dollap, droga me vlerë 2 mln euro

Dec 2, 2015 | 9:00
SHPËRNDAJE

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali me 4 kg kokainë. Lajmi i publikuar në mediat italiane nuk jep detaje për sa i përket identitetit të personit të arrestuar, por thuhet se ai është 40 vjeç dhe me origjinë shqiptare.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Para se të arrestohej nga policia italiane, ai thuhet se ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga autoritetet.

Gjatë operacionit për kapjen e tij, oficerët vendosën që ta ndiqnin deri në banesë, vend në të cilin sekuestruan 4 kg kokainë të pastër.

Sipas gazetës italiane “Il Giornale”, droga ishte e destinuar të shitej në kryeqytet dhe kapte shifrat e 2 milion eurove.

Arrestimi u krye në banesën e tij në Tuscolano, ndërsa droga iu gjet e fshehur mbi dollapin e dhomës së gjumit.

Gjatë kontrollit të banesës, oficerët gjetën edhe mjete të tjera të përpunimit të drogës.

Aktualisht, 40-vjeçari ndodhet në burgun e “Regina Coeli” dhe pritet të përballet me akuzën e trafikut të drogave të forta.

Lajmi i publikuar ne "Il Giornale"
Lajmi i publikuar ne “Il Giornale”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura