Itali/ Shqiptari ekzekutohet me pistoletë, priste fëmijën e katërt

May 26, 2016 | 9:13
SHPËRNDAJE

Ekzekutohet me pistoletë një shqiptar 40 vjecar, babai i tre fëmijeve, e që priste të katërtin, pasi kishte gruan shtatzënë.  Ngjarja ka ndodhur në Rimini në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia italiane.

Viktima

Sipas të dhënave të para mësohet se vitkima u identifikua si Petrit Nikolli me profesion zejtar e rezident prej disa kohësh në Itali. Ai u vra rreth orës 23.00 të një nate më parë në lungomaren e komunës Rivabella në provincën e Riminit përballë restorantit “Cavalieri spiaggia” .

Petrit Nikolli është baba i 3 fëmijve dhe është në pritje të fëmijës së katërt. Bashkëshortja e tij ka mbërritur menjëherë në vendgjarje duke e gjetur në rrugë trupin e pajetë të bashkëshorit të saj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura