Shqiptari bën pjesë të trafikut të kanabisit një boksier britanik

May 4, 2016 | 21:32
SHPËRNDAJE

Një boksier amator është kapur me kanabis, vlera e të cilës arrin në 18 mijë paund. Lënda narkotike iu gjet në çantën sportive, pasi kishte pranuar t’i bënte një “nder” mikut të tij që merrej me shiten e saj.r (1)

Lewis Stevenson u ndalua në Exeter pasi u identifikuar gjatë një përgjimi të Policisë. Në çantën e tij “Sports Direct” u gjetën 3.7 kg kanabis.

Boksieri do të paguhej nga shqiptari Altin Laska, i cili ishte dhe shënjestra kryesore e operacionit të Policisë.

Laska, në janar u dënua me pesë vite burg pasi u shpall fajtor për përfshirje në shitjen e sasive të mëdha të kanabisit që kultivohej në zonat përreth West Country.

Laska përdorte lavazhin, firmën private të sigurisë dhe biznese të falimentuara në Exeter për të fshehur paratë cash që gjeneronte nga shitja e lëndës narkotike.

Stevenson, 31 vjeç, pranoi se ishte përfshirë në transportin e kanabisit dhe u dënua me 8 muaj burg dhe dy vjet liri me kusht.r

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura